Juventus donte të merrte Elseid Hysajn. Ky lajm i publikuar nga një faqe sportive në Napoli ka bërë bujë. Iamnaples.it shkruan se pati kontakte mes Fabio Paratici dhe Cristiano Giuntoli për Hysajn, por nuk vijuan më tej për shkak të nervozizmit që ekziston te tifozeria e Napoli për transferimin e Higuain verën e kaluar. Një lajm mekatoje që nuk është shoqëruar me deklarata.

Elseid Hysaj është nën kontratë me Napoli deri në 2021, por mediat kanë përmendur vazhdimisht interes në drejtim të tij brenda dhe jashtë Italisë.

23-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm në ekipin e drejtuar nga Maurizio Sarri. Elseid Hysaj është pjesë e Serie A prej 3 sezonesh, fillimisht me Empoli ku u formua si lojtar dhe më pas me Napoli. Sezonin e kaluar për kartonin e tij u interesuan edhe Bajerni i Mynihut, Arsenal dhe Çelsi. 

Tv Klan