Juventus vijon me fitoret në Serie A

Goli i Juan Cuadrado pas 7 minutave lojë vendosi fitoren 1 – 0 me Sampdorian.

Një 3 pikësh i rëndësishëm i Juventusin për garën drejt titullit që duket çdo javë e më pranë. Fitorja e mban në 8 pikë diferencën me vendin e dytë Romën, që fitoi 3 – 1 takimin me Sassuolon. Roma fillimisht pësoi gol, por Paredes, Salah dhe Dzeko përmbysën rezultatin. Ky i fundit realizoi golin e 21 në këtë kampionat. Napoli mundi 3 – 2 Empolin në takimin e zhvilluar mesditën e së dielës. Napolitanët shënuan 3 gola në pjesë e parë, por në të dytën rrezikuan të mos ruanin avantazhin.

Futbollistët e Empolit shënuan 2 herë, duke shkurtuar diferencën. Lazio barazoi pa gola në fushën e Cagliari, ndërsa në portë për skuadrën kryeqytetase ishte Strakosha, i cili në ditën e 22 vjetorit të tij bëri një paraqitje të mirë. Të shtunën Milan fitoi 1 – 0 sfidën me Genoa, ndërsa Inter barazoi 2 – 2 me Torino.

/Tv Klan


Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*