Juventus vijon me fitoret dhe thellon diferencën me ndjekësit.Ekipi kampion në fuqi mundi 2 – 0 Empolin, që u mbrojt mirë në pjesën e parë. Pas pushimit u dorëzuan duke nisur nga portieri Skorupski, i cili shkaktoi autogol.

Fitorja e Juventusit u sigurua nga goli i Alex Sandros. Mbrojtësi i Kombëtares Frederik Veseli u aktivizua prej minutës së 70’.

Etrit Berisha fitoi përballjen me Elseid Hysajn. Atalanta mundi 2 – 0 Napoli në stadiumin “San Paolo”. Një paraqitje e mirë e portierit të Kombëtares, por jo e tillë për mbrojtësin. Berisha tregoi edhe një herë siguri, duke ndihmuar skuadrën bergamaske që merr 3 pikët e radhës për tu ngjitur në vendin e katërt. Hysaj pati vështirësi për të ndalur sulmet e kundërshtarëve gjatë pjesës së parë. Loja e tij u përmirësua në të dytën, por trajneri Sarri vendosi ta zëvendësojë në minutat e fundit.  Java e 26-të e Serie A do të luajë takime të tjera të dielën që kulmon me përballjen Inter – Roma./Tv Klan