Remuntada e Barçës nuk funksionoi me Juventusin. Katalanasit u dërguan në shtëpi kokëulur pasi bardhezinjtë ishin ata që me mbrojtjen e famshme BBC mundën të ishin të pathyeshëm përgjatë gjithë ndeshjes.

Messi me shokë nuk mundën të bënin dot asgjë përballë rezultatit 3-0 të fituar nga kampionët e Italisë në ndeshjen e parë.

Juventus ishte ylli i mbrëmjes dhe të gjithë lojtarët treguan qetësi të jashtëzakonshme në çdo pasim. Gati për në gjysmë-finale!/ tvklan.al