Juventusi mundi 2 – 0 Lacion duke u kthyer te suksesi pas humbjes me Fiorentinën.

Skuadra torineze zotëroi sfidën e zhvilluar në shtëpi duke siguruar fitoren që në pjesën e parë. Dybala realizoi vetëm pas 5 minutave lojë në portën e Marchettit.

Lojtarët e Lacios u shfaqën të pafuqishëm për të reaguar dhe Higuain realizoi përsëri në minutën e 17’. Ky ishte goli i 13-të që argjentinasi i ka shënuar Lacios në 4 vjet që luan në Itali.

Një tjetër fitore në shtëpi, e 27-ta për Juventusin radhazi në kampionat. Pas pushimit ishte e njëjta lojë, me futbollistët e Juventusit në sulm dhe ata të Lacios në mbrojte, por duke rrezikuar gola të tjerë.

Kjo fitore bën që Juventusi të mbajë larg rivalët, pa rrezikuar të kalohet nga Roma që sot në mbrëmje do të presë Kaljarin./Tv Klan