Brandon ka lindur 5 minuta më vonë nga vëllai i tij binjak, ndaj i bindet çdo urdhri të tij. Por këtë herë është ai që ka një kërkesë ndaj e solli atë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”. Brandoni është 11 vjeç dhe vjen nga qyteti i Elbasanit.

“Ai jep shumë urdhra si mua, por edhe të tjerëve. Prindërit tanë janë divorcuar që kur ishim fare të vegjël dhe ne kemi qëndruar me gjyshërit dhe mamin. Venjamini e do shumë gjyshen dhe nuk bën dot pa të. Kur jemi te gjyshja ai më jep shumë urdhra, duke i bërë detyrat, i bëj për të ngrënë. Ai është inteligjent, por në fakt është pak dembel. Më thotë mua që kam më shumë talent, por ai për momentin pëlqen futbollin dhe rri gjithë ditën duke luajtur “playstation”. Duke qenë se jam më i vogël unë i respektoj urdhrat e tij. Por edhe ai më respekton mua, kur unë shkoj në koncert më jep kurajo për çdo gjë. Ne kemi një vit që kemi blerë shtëpi të re dhe ai nuk rri dot pa gjyshen. Ne bëjmë luftë që të vij në shtëpi sepse ai përton, lodhet. Unë i them që nuk rri dot pa ty dhe ai nuk më shikon kur unë qaj për të.

Binjaku i Brandonit i pëlqen të japë urdhra, madje këtë gjë e bën edhe tek puna e gjyshit. Ai është lider në çdo gjë edhe pse është vetëm 11 vjeç. Shef Vini vjen në studion e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për të dëgjuar mesazhin.

Atij nuk ia merr mendja se kush është nga ana tjetër e murit. Stafi ka përgatitur një shaka për Vinin ku nëpërmjet një inserti punëtorët e mobilerisë së gjyshit të tij, ankohen për të nga urdhrat e shumtë që jep. Ai mendon se në studio ishin pikërisht punëtorët që ta gjykonin për këtë sjellje të tij. U habit shumë kur pa vëllain e tij nga ana tjetër e murit dhe nuk nguron të dëgjoj mesazhin.

“ Ti më ke thënë shpesh herë mua, që je burri i shtëpisë dhe unë e di që ti i mban premtimet. Ndaj edhe këtë premtim që do ta kërkoj këtu para të gjithëve dua ta mbash. Të lutem eja në shtëpi sepse unë ndihem bosh pa ty, filloj edhe qaj pasi nuk mund të rri dot pa ty. Do të vish në shtëpi dhe të ma mbash premtimin?

Po! Të premtoj!

/ tvklan.al