“E Diela Shqiptare”, programi më popullor dhe më i dashur për publikun, ka ardhur këtë të dielë në ekranin e Televizionit Klan.

Një ndër rubrikat që i mban të gjithë të “mbërthyer” para ekranit dhe që përcjell emocione pafund ,“Ka një mesazh për ty” , rikthehet me një histori mjaft prekëse.

Një vajzë 18-vjeçare nga Kuçova, me emrin Desara ka ardhur në studio për të rrëfyer historinë e saj plot dhimbje, por edhe plot me shpresë gjithashtu.desara 3

Ajo është një vajzë e shkëlqyer në mësime, por fatkeqësisht jeta e ka përballur atë dhe familjen e saj me plot sfida.

Rruga e jetës për ta ka qenë një kalvar plot vuajtje.

Fatkeqësisht ajo sëbashku me familjen kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë një mjerim migjenian, e me gjithë vështirësitë dhe jetën e saj të vështirë, ajo nuk e ka lënë pasionin e saj, librin.

desara 6

Në mjerimin e saj të madh ajo ka gjetur forcën dhe kurajon për t’ia dalë mbanë me mësimet, për të qenë një nxënëse e shkëlqyer dhe për t’u bërë dikush në jetë.

 

“Që kur kam qenë e vogël kam qenë një fëmijë paksa ndryshe, ndërkohë që të gjithë luanin me kukulla apo shtëpijash, unë kam ndenjur e mbyllur brenda, dhe loja ime e preferuar ka qenë të lexuarit libra, dhe kjo nisur edhe nga historia ime familjare, nga vështirësitë e familjes. Në vetëdijen time historia ime familjare më ka bërë që të jem kaq e apasionuar pas librave”-

thotë ajo.

Desara rrëfen disa nga vuajtjet me të cilat është përballur familja e saj, vuajtje të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e tyre.

 “Prej më shumë se 20 vitesh familja ime ka vuajtur një varfëri ekstreme. Motra ime më e madhe ka vdekur nga i ftohti dhe kjo ka qenë një nga situatat më të vështira të familjes time. Këtë e kam kuptuar kur kam hapur ditarin e babit. Ishte kjo që më dha forcë më shumë për të ecur përpara.”

 

Me lot në sy ajo thotë atë çfarë kishte lexuar nga ditari i babait të saj mbi vdekjen e motrës më të madhe që ajo nuk e njohu kurrë.

“14 Marsi ishte dita më e trishtuar e jetës së tij sepse kishte humbur gëzimin e parë”,

thotë Desara.

Humbjen e vajzës së parë prindërit e saj e kishin përjetuar jashtëzakonisht keq.

arditi ok

“Mami tregon se në atë kohë kishte rënë në një depresion tepër të thellë dhe ju desh një periudhë tepër e gjatë kohore që të kalonte më pas në një gëzim që ishte lindja ime, pas 2 vitesh ”,

shton Desara.

Ndryshe nga moshataret e tjera Desara është rritur në një shtëpi, nëse mund të quhet e tillë, e përbërë nga një dhomë, e mbuluar me plasmas dhe pa dritare .

“Prej shumë vitesh unë jetoj në një dhomë të mbuluar fillimisht me plasmas dhe më pas me llamarina, siç është ende tani. Tani i kemi vendosur dhe dritaret. Ka qenë një situatë e vështirë, megjithatë kjo nuk më ndaloi që të bëja përpara me forcat e mija që të bëhesha pjesë e ndryshimit të madh, jo vetëm të jetës time, por edhe të familjes time.”

Desara thotë se prindërit e saj nuk kanë punuar asnjëherë, përveç bujqësisë dhe punëve të krahut që babai i saj është munduar të bëjë për të ndihmuar familjen dhe për të çuar me shumë sakrifica fëmijët në shkollë.

Ndihmë nga shteti ata kanë vetëm një asistencë sociale prej vetëm 4 mijë lekësh.

“Dy periudhat më të vështira të vitit për familjen tonë janë, periudha kur nis shkolla dhe periudha e vitit të ri. Ne jemi tre fëmijë që shkojmë në shkollë dhe është e vështirë që t’i blesh librat, mjetet shkollore dhe gjithçka tjetër. Kemi shkuar një vit pa libra në ditën e parë të shkollës, dhe në çastin kur kam ardhur nga shkolla pranë shtëpisë diku anës rrugës kam parë babin që kishte hapur një gropë të madhe ku po nxirrte hekura, në mënyrë që ditën tjetër ne të shkonim të pajisur me libra në shkollë. Pasdite ka shkuar për t’i shitur hekurat dhe ka mundur që të fitonte ato para dhe të na çonte ditën tjetër në shkollë, ashtu siç ishin të gjithë fëmijët e tjerë. 

Periudhën e vitit të ri e kemi kaluar si një ditë normale me asnjë gjë të veçantë. Gjithmonë na ka munguar ai gjeli i vitit të ri apo gjithçka tjetër që përdoret për këtë festë.”

Teksa fëmijët e tjerë i zgjedhin rrobat më të mira nëpër dyqane, Desara thotë se ajo kurrë nuk ka blerë rroba. Rrobat e saj janë të dhuruara nga persona të tjerë cilëve u shpreh mirënjohjen e saj.

“Nuk kam blerë kurrë rroba, ato i kam të dhuruara nga persona të tjerë. Fatmirësisht ekzistojnë ende njerëz të mirë në këtë botë kaq të keqe dhe u jam shumë mirënjohëse.”

Për shkak të kushteve të vëshitira dhe bashkëjetesës së të gjithë pjesëtarëve të familjes në një dhomë, Desara thotë se është detyruar të studiojë jashtë, në kohë me diell apo në të ftohtë, sepse për të libri është “botë” dhe atë botë ajo kurrësesi nuk donte ta humbiste.

Por, motivi që ajo ndodhet në studion e “Ka një mesazh për ty” është babai i saj.

desara 5

Ajo ka ardhur për t’i kërkuar diçka, dhe sigurisht jo materiale. Ajo dëshiron besimin e tij se ajo mund t’ia dalë mbanë.

Desara thotë se babai i saj ka menduar gjithmonë se një vajzë e varfër nuk mund t’ia dalë, por këto 3 vitet e fundit ajo është përpjekur që ta thyejë atë konceptin e tij.

desara 4

“Babi është munduar që të më mbajë larg botës, por unë kam guxuar të bëhem pjesë e saj me gjithë të mirat dhe të këqijat që ka ajo”,

thotë ajo.

Dasara kërkon besimin e babait të saj që të ecë përpara, gjë e cila shpesh herë i ka munguar e madje madje e ka bërë edhe të vuajë.

desara7

“Ai nuk ka çfarë të më japë materialisht, por dua të më japë diçka shpirtërisht”,

thotë me lot në sy Desara. I befasuar nga kjo surprizë e të bijës, babai i Desarës ka pohuar se është munduar me të gjitha forcat e tij për ta përkrahur familjen e tij, pasi është gjëja më e shtrenjtë për të dhe do të vijojë ta bëjë./tvklan.al