Dashuria mes motrave është e pafundme. Historia prekëse e transmetuar tek “Ka një mesazh për ty”, në emisionin “E diela shqiptare”, në Televizionin Klan e tregon më së miri këtë. Vajza 16-vjeçare, Adiola ka treguar se është motra e madhe ajo që e ka rritur atë dhe motrat e vëllezërit e tjerë.  Por ku e ka zanafillën historia?

e diela 2

Ne jemi 5 motra dhe tre vëllezër. Unë jam 16 vjeçe dhe vij nga qyteti i Lezhës. Dua t’i bëj surprizë motrës, sepse ajo është nënë për mua. Ka qenë gjithmonë, për mua dhe dy vëllezërit është kujdesur shumë. Historia nisi përpara se prindërit të ndaheshin. Ishim në një gjendje tensioni, asgjë nuk shkonte ashti si më përpara. Ne u shpërngulëm në Tiranë dhe jetuam me mamin. Domethënë unë, motra dhe dy vëllezërit. Ishte data tre korrik kur motra shkon në dhomën tjetër dhe shikon mamin. Mami ishte shtrirë, por nuk jetonte më. Për ne kjo ishte goditja më e madhe që kishim marrë. Nuk dinim ca të bënim. Mamit i ra infarkt. U kthyem të jetonim në Lezhë. Babi pastaj na mbajti. Motra u kujdes për ne. Ndaj sot dua t’i them që të mendoj për veten e saj. Ka bërë shumë sakrifica për ne, duke harruar veten

”, ka thënë 16-vjeçarja.