Shpesh herë prindërit duan të dinë gjithçka për jetën e fëmijës së tyre, pra ata kërkojnë që fëmija i tyre të ndajë çdo gjë me prindërit. Por ndonjëherë adoleshentët dhe të rinjtë kanë sekrektet e tyre që nuk ia besojnë askujt. Ndaj këtë të diel në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea vjen një nënë, e cila çdo ditë e më tepër shqetësohet se pse vajza e saj është tepër e mbyllur dhe vishet si djalë.

1Menka është e divorcuar dhe ka dy vajza Poalën dhe Joanën. Ajo rrëfen për jetën e saj dhe shkaqet pse u nda nga kjo martesë shumë vjeçare. Për shkak të ndërrimit të sistemin në vitet 90’ bashkëshorti i Menkës nuk punonte dhe kjo situatë e çoi në divorc. Nga kjo ndarje, vajza e vogël Joana e përjetoi më së shumti, duke qenë edhe më e vogël. Tashmë prej tre vitesh të treja sëbashku jetojnë në Tiranë, por edhe pse janë bashkë Menka nuk di shumë gjëra për vajzën e vogël. Kur Ardit Gjebrea i bën pyetjen se çfarë pëlqen Joana, cilat janë hobet dhe dëshirat e saj, ajo ngre supet pasi këto dëshira nuk i ka mësuar ende. Ndaj ka zgjedhur pikërisht këtë studio për të ftuar bijën e saj, që t’i tregoj më tepër për botën e vet dhe në çfarë prizmi e sheh ajo jetën e saj. Ndër të tjera tregon për Joanën se që në moshën 5 – vjeçare nuk ka dashur kurrë të vishej me fustan, preferencat e saj në veshje ishin vetëm rroba djemsh. Asaj i pëlqente të rrinte me djem, të luante futboll madje edhe në klasë të parë, qëndronte me djem kur mësuesja ndante klasën në dy grupe, pra vajzat dhe djemtë, Joana bashkohej gjithmonë me grupin e djemve. Më tej Menka tregon se kjo e sjellje e Joanës filloi të binte në sy tek të gjithë, por ishin me idenë se kur të rritet do të ndryshojë.

“Vajti në klasën e tetë dhe do të bëhej mbrëmja. Më thotë që mami do të shkoj në festë. Dakort, dalim bashkë dhe të blej ndonjë fustan. Si për dreq në atë ditë unë duhej të shkoja në një vdekje dhe i them ish- bashkëshortit dhe Paolës, që merrini këto para dhe blijini diçka vajzës. Ata i kishin blerë pantallona çunash të bardha me kuadrate, një këmishë dhe një palë atlete. Më pas shkon në shkollë të mesme dhe po i afronte matura. I them Joana do të shkosh në mbrëmje dhe të të blej ndonjë palë pantallona vajzash? Jo, më tha! Mua më erdhi shumë keq dhe i thashë: merri këto para dhe ble çfarë të duash. Kur erdhi kishte blerë një palë xhinse të bukura vajzash, një palë këpucë dhe një këmishë çunash. Kjo gjë vazhdon ende edhe sot.

Mendon që ajo është e mbyllur se ti nuk pranon këtë mënyrë të saj të konceptuari dhe sesi do ta jetojë ajo jetën?

Si çdo nënë që ka merak.

Ka ndonjë shok?

Shokë edhe shoqe ka, por për më tepër nuk më hapet.

Por çfarë do ti thuash Joanës sot që e ke thirrur?

Sot dua t’i them vetëm për këto dy probleme, për veshjen dhe të hapet sa më shumë, jo me mua të paktën me motrën e vet.”

3

Joana me natyrën e saj sportive dhe pak si djalosh, pranoi ftesën për të qenë në programin e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Ajo beson se nga ana tjetër e murit është nëna e saj, por Ardit Gjebrea fillon ta ngacmojë duke e pyetur për ndonjë të dashur. Ajo shprehet se për momentin nuk e ka një të tillë dhe pyetjes se ku e shikon ti veten në të ardhmen, Joana i përgjigjet në Kanada. I pëlqen për dy arsye, pasi ka tezen atje, por edhe sepse të rinjtë janë të lirë në jetën e tyre. Sa i përket stilit të të veshurit, ajo shprehet se kështu i pëlqen të vishet gjithmonë.

Nëna e saj i shpreh mesazhin Joanës, për të cilën e ka thirrur. Nga ana tjetër Joana thotë që ky është tipi im.

Disa gjëra dua t’i bëj vetë sepse disa gjëra nuk thuhen. Çdokush ka sekretet e veta, jo çdo gjë mund të thuhet në shoqëri.

Po me motrën mund të thuhet gjithçka dhe ti i ke thënë çdo gjë?

Po motrës mund t’i thuhet gjithçka, por unë nuk i kam thënë çdo gjë.

Cila është pyetja më e sikletshme që të kanë bërë ndonjëherë?

Pse vishesh kështu…Është diçka normale, por jo çdo person mund ta presë mirë. Unë them që kjo është jeta ime.”

2

Meraku i Menkës është se vajza e saj po rritet dhe cili do të jetë ai person që mund ta marrë dhe ta pranojë vajzën e saj kështu siç është./ tvklan.al