Humbja e një njeriu të shtrenjtë në jetë, na bën shpesh që të harrojmë veten, të na mungojë dëshira për të ecur përpara, por vjen një moment që duhet të mbedhim veten sepse jeta vazhdon të ecë me ritme të shpejta. Këtë të diel në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” erdhi Xhuljeta, e cila dy vite më parë ka humbur vëllain. Që nga ajo kohë, ajo është mbyllur në vetvete dhe dhimbjen nuk e ka ndarë me askënd.

Kam ardhur sot këtu të ndaj historinë time të dhimbshme për mua, në lidhje me vëllain tim. Që kur erdhi në jetë lindi me probleme, kështu që gjatë gjithë jetës vuajtëm me të.

ediela4

Sa fëmijë jeni ju në familje?

Tani jemi dy. Kam një vëlla më të madh dhe unë. Ndërsa vëllai tjetër ishte pesë vite më i vogël se unë, ndaj unë mezi e prisja ardhjen e tij. Ai lindi me sindromën Down.

Si e morët vesh, menjëherë?

Jo, sepse mami ma mbajti të fshehtë, mua edhe vëllait, ngaqë kemi qenë të vegjël në atë kohë dhe nuk mund të na e thoshte dot se çfarë problemi kishte.

Unë kam qenë jashtëzakonisht e lidhur me të, në moshën tetë vjeçare menduam ta fusnim në shkollë. Aty mora vesh që fëmijët e tjerë rrinin indiferent ndaj tij dhe vëllai ndjehej keq. Kishte raste që fëmijët e moshës sime e përbuznin, nuk e kuptonin se çfarë kishte.

Ishte data 17 shkurt kur ai nuk ndihej mirë. E shikoja që disa ditë më parë hante shumë pak dhe i them çfarë ke? Nuk e di më tha, por ndjej si dobësi të trupit, por mos i trego mamit. Ai më pas lahet dhe unë po e vishja, por i shikoj disa pika të kuqe në trup. Dhe menjëherë i them mamit që ka diçka që nuk shkon. Më pas shkuam në spital, ku i bëmë të gjitha analizat, të cilat i dolën shumë keq. I përsëritëm edhe dy herë të tjera këto analiza dhe doli në fund që ai vuante nga leuçemia akute.

ediela1

Shkoj në shtëpi dhe shikoj që në kompjuter mami kishte lënë facebook-un e saj hapur. Teksa doja të dilja nga facebook-u i saj, që të futesha tek i imi, shikoj që daja çon një mesazh. Aty shkruhej: “jo ska mundësi, është e pamundur”. Më shtyu kurioziteti që të shikoj bisedën pak më sipër. Mami i kishte thënë që djali më është diagnostikuar me leuçemi akute. Në atë moment kap celularin dhe marr në telefon mamin. E kisha humbur kontrollin. I them se çfarë ka ndodhur, isha duke bërtitur dhe ulëritur në maksimum. Më pas dal jashtë, ashtu siç isha me rroba shtëpie, për në spital. Shikoj vëllain që ishte me serum, e përqafoj dhe ndjej një dhimbje të tmerrshme, që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë.”

Ajo tregon më tej, për orët e fundit të vëllait të saj. Nuk ishte e pranishme kur ai ndërroi jetë, pasi babai e kishte dërguar në shtëpi. Pak më vonë vjen edhe mamaja, e cila i tregon se çfarë ndodhi, duke e inkurajuar të bëhet e fortë, pasi vëllai kishte ndërruar jetë.

“Kam ndjerë sikur isha në ëndërr. Kam thënë nuk e besoj se çfarë po ndodh.

Po çfarë ndodhi më pas me ty?

Ishin disa ditë tmerrësisht të vështira për mua, ishin ditë që u mbylla në vetvete.

Unë të shikoj që ti je veshur me të zeza, i mban se të pëlqejnë apo?

I mbaj edhe se më pëlqejnë, por mbi të gjitha i mbaj për vëllain. Mamit ia kam hequr të zezat, ndaj edhe unë kam ardhur këtu sot për t’i dhënë një premtim mamit, që do t’i heq këto rroba të zeza.

Po pse rri me të zeza?

Ardit mund të të duket absurde kjo që po them, por ndjej një detyrim ndaj atij. Po të kishte zë ai edhe të fliste do të më thoshte: “Kaq shpejt më harrove?”ediela2

Mami nuk ka luftuar të ti heqë?

Unë ja kam dalë mbanë tia heq mamit këto rroba. Ajo është munduar shumë me mua.

Por ti ndaj mamit ke edhe një detyrim tjetër apo jo?

Po! Unë kam qenë një fëmijë i apasionuar pas jetës, pas aventurave dhe që kur ka ndodhur kjo, unë jam bërë një njeri i mbyllur, e ftohtë me të gjithë.”

Afërdita e pranishme në studion “E Diela Shqiptare”, nuk ngurron të tregojë historinë e saj, ndarjen nga jeta të djalit të vogël, i cili vuante nga leuçemia akute, sëmundje që i mori jetën dhe që la një brengë të madhe tek kjo familje. Dhimbja për gjithsecilin është individuale, ndaj Afërdita tregon që e vuan shumë këtë fakt, por më tepër nga të gjithë e vuan Xhulia edhe pse ajo nuk ia ka shprehur kurrë një gjë të tillë.

“Mami ti gjithmonë ke qenë mbështetja, kuraja, frymëzimi, gjithçka e imja. Po më tepër ke qenë si një idhull për mua, të cilin duhet ta ndjek. Jam këtu të të them që: faleminderit për çdo gjë që ke bërë për ne, për gjithë forcën që na ke dhënë dhe kurajon tënde. Kam ardhur edhe të të premtoj se nuk do të jem më ky tipi i mbyllur, do të dal më shumë me shoqërinë, pra do të jem më e qeshur në jetë. Vazhdo të jesh kaq e fortë sa ke qenë gjithmonë. Ndërsa sa i përket rrobave të zeza, ti ia dole, por do t’ia dal edhe unë. Unë nuk dua të jem më ajo vajza e mbyllur që nuk i flet askujt.” /tvklan.al