KacajPër herë të parë në historinë postkomuniste të Shqipërisë, Lezha dhe Shëngjini do të jenë një njësi e vetme administrative.

Por këtë bashkim, siç përcaktohet në variantin përfundimtar të qeverisë për reformën territoriale,  kryetari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj e quan tërësisht të pakuptimtë, madje edhe të qëllimshëm.

Kaçaj shpjegon se Shëngjini duhet të shpallet Bashki më vete dhe as që duhej menduar bashkimi me Lezhën.

Kjo për faktin se Shëngjini është një ndër zonat turistike më të frekuentuara në vend dhe i sjell buxhetit të shtetit të ardhura të konsiderueshme.

Ndryshimi që parashikon qeveria, -thotë Kaçaj, është në dëm të zhvillimit të turizmit, e për pasojë edhe të biznesit dhe vetë komunitetit.

Kryetari i Komunës së Shëngjinit shprehet se nëse parlamenti do ta miratojë hartën administrative të qeverisë, me Shëngjinin që i bashkohet Lezhës, pasojat do t’i vuajnë qytetarët e kësaj zone.

Tv Klan