Ish-futbollisti i Kombëtares, Salvador Kaçaj e sheh ciklin e trajnerit Gianni De Biasi të mbyllur. Ai vlerësoi punën e italianit në përfaqësuese, por thotë se tashmë Federata duhet të bëjë një tjetër plan.

Sipas Kaçajt, Federata e Futbollit duhet të investohet më shumë në prodhimin e futbollistëve të rinj, nga ekipet vendase.

Ndeshjet e fundit të Kombëtares si në Evropian ashtu edhe Kualifikueset e botërorit, Kaçaj sheh shumë defekte.

Kanë qenë të shumta reagimet pas humbjes 2-0 nga Spanja, por vërejtjet më të më mëdha janë bërë për lojën e skuadrës sesa për rezultatin./ TV KLAN