Përbërësit:

500 gr kadaif

2 filxhane çaji me arra të mëdha

150 gr gjalp të shkrirë

Për sherbetin

4 gota uji me sheqer

4 gota me ujë

Lëng limoni

Përgatitja:

Marrim kadaifin në një pëllmbë dhe i vendosim arra në mes. E mbështjellim dhe e vendosim në tavën e lyer më parë me vaj. Kështu vazhdojmë deri sa të mbarojë i gjithë kadaifi.

E spërkasim kadaifin sipër me gjapl dhe e fusim në furrë në temperaturën fillimisht në 100 gradë për 1 orë. Pas një ore e ngremë temperaterën në 150 gradë.

Kur e shikoni që ka marrë atë ngjyrën e artë, nxirreni nga furra e lini të ftohet. Më pas e shërbetosim dhe e lëmë të që ta thithi mirë shërbetin. Sipër mund t’i hedhim pak sitka të grira./tvklan.al