Një nga kafenetë më të vjetra në Richmond të Londrës mund të humbasë licensën për shkak se punësoi një shqiptar të paligjshëm.

Më 6 Shtator, agjentë të emigracionit gjetën një shqiptar në kafenenë “Mamma”, i cili sipas tyre ishte duke punuar aty pa leje pune.

Punëtori shqiptar u arrestua dhe pritet që të depërtohet drejt Shqipërisë.

Ndërsa, pronari i kafenesë është dënuar me një gjobë prej 20,000 paundësh, për shkak se ka punësuar një person pa leje pune.

Përveç kësaj, pronari duhet të përballet edhe me një vendim të këshillit të Richmond që do të vendosë kushtet e reja me të cilat do të punojë ose do t’i hiqet licensa fare.

Kjo kafene ka funksionuar që prej 36 vitesh në zonën e Richmond.

/tvklan.al