Asistent profesor Veeranut Rojanaprapa krijoi këtë kafene për tezën aktuale të doktoraturës në filozofi. Veeranut thotë se tema e tezës së tij është “si të zvogëlohet lakmia, si të zvogëlohet indeksi i korrupsionit duke përdorur budizmin në një vend me një popullsi 90% budiste.

“Nëse mendoni se do të vdisni nesër ju nuk do të përdorni kohën tuaj për hakmarrje ndaj armikut, ose të përdorni trurin për të menduar se si të korruptoheni ose si të fitojnë më shumë para. “Ai do t’i përdorë ato gjashtë apo shtatë orë të jetës së tij për të bërë mirë, për t’u kthyer në familjen e tij, për tu përqafuar me vajzën ose djalin e tij dhe për të bërë atë që ai do dëshironte të bënte në të kaluarën”.

Veeranut u kërkon klientëve të shkruajnë në fletoren e kafenesë për përvojën e tyre të vetëdijes së vdekjes dhe të dizajnojnë funeralin e tyre duke përzgjedhur një arkivol nga një album foto, të cilin kafeja është gjithashtu e gatshme ta ndërtojë posaçërisht për ata pa pagesë.

Kafeja e Vdekjes është një ekspozitë budiste, e cila ofron biskota dhe pije freskuese për klientët e saj  në këmbim të përvojës së vetëdijes së vdekjes.

Shumë konsumatorë i frikësohen kësaj sfide dhe refuzojnë të shkojnë në këtë ekspozitë apo të futen brenda në arkivol. Ka dhe nga ata të cilët nuk duan ta humbasin këtë eksperiencë për të provuar ndjesinë e vdekjes dhe pasi dalin që aty tre minuta më vonë, ata duken të tronditur, të tmerruar, të lehtësuar ose të lumtur.

Kjo ekspozitë aspak e zakonshme, përmban kafene në oborrin e jashtë, gjithashtu përmban një pellg të vogël peshqish, një statujë Buda dhe është dekoruar në mënyrë moderne ku dominojnë tonalitetet e ngjyrës së zezë.

I stolisur në pjesën e jashtme sipas riteve budiste, arkivoli i bardhë është i hapur, në pritje të njeriut të tij të ardhshëm.

Klan Plus