Ron Reinold nga verilindja e Florida – s ka tentuar të puthë një gjarpër, por e ka pësuar shumë keq.

Gjarpri ka reaguar duke e kafshuar në gjuhë. Reinold është dërguar me helikopter menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Fqinji i Reinold, Goff u shpreh se

‘ai donte ta puthte, dhe gjarpri e kafshoi, Ron po vepronte si budalla.’

‘Action News Jax’ ka raportuar se pas incidentit të frikshëm gjarpri është larguar por nuk e kanë parë, se ku.

Ende nuk dihet pse Reinold kishte këtë dëshirë për të puthur gjarprin. /tvklan.al