Këngëtari i famshëm turk Murat Boz është pyetur në lidhje me skenën ku Ozcan Deniz puthet më të dashurën e tij, Asli Enver. Ai tha se nuk bëhet aspak xheloz për këtë gjë dhe se ata ishin profesionistë që po bënin punën e tyre.

Ajo është diçka tjetër. Është profesioni i saj në fund të fundit, po bëjnë punën e tyre

,” tha Boz, që ka luajtur edhe disa filma.

Edhe në filmat e mi ndodhin të tilla gjëra

,” tha ai, i cituar nga “Hurriyet”.

Boz foli për gazetarët në dalje të një salloni sporti në Nisantasi, një ndër lagjet e famshme të Stambollit.

E dashura e tij luan në serialin e ri që ka filluar në Turqi “Nuse Stambolli” me Ozcan Deniz, i njohur për rolin e Kahramanit në serialin e transmetuar në televizionin Klan “Një pjesë e imja”. /tvklan.al