E shtuna është dita me e “zezë”e javës, pasi numri i njerëzve të vdekur në këtë ditë, është më i larti. Një studim i publikuar në “Livescience” i bërë nga të dhënat e “Centers for disease control and prevention” (në Amerikë) tregon se gjatë kësaj dite ndodhin shumë aksidente me vdekje.

Më pas vjen dita e hënë, që ndodhin vdekjet si pasojë e infarkteve. “Kalendari i vdekjeve” vazhdon me ditën e diel, ku regjistrohen më shumë vdekje nga armët e zjarrit dhe overdoza.

grafiku

Ekspertët kanë analizuar vdekshmërinë në SHBA nga viti 1999 deri në 2014-ën, duke verifikuar shkaqet për rreth 39 milionë të vdekur.

Sipas studimit, diferencat e numrit të vdekjeve nuk duken shumë të larta në ditë të ndryshme të javës: vetëm e shtuna, është në “epërsi” të lehtë me 5.7 milionë të vdekur kundrejt një mesatareje prej 5.6 milionë në ditë të tjera.

Stresi i së hënës për shembull, duket se ka favorizuar infarktet në zemër, numri i të cilave është i lartë edhe të martën, ndërsa arrin pikën më të ulët të enjten. /

tvklan.al