Artan LameDrejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka sqaruar vendimin e marrë nga qeveria në lidhje me kalimin e parcelës ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Sipas tij, me këtë vendim u kalon pronësia e parcelës ndërtimore 481 familjeve, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Bëhet fjalë për 15 hektar tokë në tërërsi, që aktualisht është në pronësi shteterore apo me pronarë të tretë.

Artan Lame – Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t:Me këtë vendim ALUIZNI rihap edhe një tjetër fazë të rëndësishme të procesit të legalizimeve, që është pikërisht ai i kalimit të pronësisë së truallit të qytetarëve që po legalizojnë banesat e tyre. Trualli që i kalon në pronësi këtyre qytetarëve, aktualisht është në pronësi shtet ose me pronar të tretë. Nëpërmjet këtij vendimi shteti heq dorë nga pronësia për këto troje, duke ja kaluar qytetarëve, për rastet kur trualli është me pronar shtetin. Ndërsa për rastet kur trualli ka pronar të tretë, më tej do të vazhdohet me procesin e kompesimit të tyre.”

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimeve u shpreh se ky vendim i marrë nga qeveria hap një proces që ishte pezulluar prej gati një viti e gjysmë.

Tv Klan