Nikola Kalinic është sulmuesi i ri i Milan. Klubi kuqezi e ka marrë nga Fiorentina në formën e huazimit, me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit në shumën e 25 milionë eurove. Pasi kaloi vizitat e zakonshme mjekësore, kroati nënshkroi kontratën që do të zgjasë deri në 2021.

“Dua të përshëndes të gjithë tifozët e Milan dhe të them se jam i lumtur dhe krenar që mbërrita në këtë klub”, ishin fjalët e lojtarit. Debutimi i tij në Serie A ka qenë pikërisht ndaj Milanit në 2015. Që prej atëherë Kalinic ka shënuar 33 gola në 83 ndeshje të luajtura.

Drejtuesit e klubit mohojnë të bëjnë blerje të tjetra por mediat italiane thonë se Milan pret edhe një mesfushor. Me gjasë do të jetë polaku Krychowiak, mesfushor i PSG, të cilin klubi francez nuk e ka projektuar në sezonin e ri./Tv Klan