Banorët e fshatit Orman të Korçës prej të paktën dhjetë ditësh vujanë mungesën e ujit të pijshëm.

Me anë të një videoje amatore, ata e kanë denoncuar këtë problematikë në rubrikën “Kallëzo” në www.tvklan.al.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, banorët e këtij fshati janë të detyruar që ujin ta blejnë me para.

Pamjet tregojnë se pavarësisht temperaturave tepër të larta në këto ditë vere, ata qëndrojnë në radhë të gjata për të mbushur ujë./tvklan.al