Djegia e kazanëve të plehrave në kryeqytet është një fenomen krejt normal.

Kjo mund të vihet re fare lehtë në këto pamje të mbërritura në redaksinë e

www.tvklan.al

, në rubrikën “Kallëzo”.

Bëhet fjalë për të paktën 3 kazanë plehrash përgjatë rrugës “5 Maji”, që digjen në qiell të hapur, një fenomen ky jo i panjohur në këtë zonë.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për djegien e këtyre plehrave fare pranë banesave të tyre. Ata thonë se po u vihet jeta në rrezik.

Nuk dihet se kush qëndron pas një ndotje të tillë të ambientit, megjithatë qytetarët kërkojnë reagimin e autoriteteve përkatëse, që këta individë të vihen përpara përgjegjësisë./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/iXFFX7K317g