Qytetarët në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës prej 8 muajsh janë të shqetësuar, pasi para ambienteve të banesave të tyre është hapur një kanal. Ata kanë përcjellë problemin në rubrikën Kallëzo në tvklan.al. Kanali sikurse duket edhe në foto është hapur nga punonjës të bashkisë së qytetit të Vlorës për t’u pastrua, por pasi janë hequr pllakat, askush nuk ka ardhur më.

Kanali222

Sipas banorëve, situata është bërë shqetësuese, pasi është shumë afër pallateve dhe shkollës “Qemal Ataturku”, ku rrezikohet dhe jeta e fëmijëve.

Kanali3

Ata kërkojnë ndihmën e institucioneve përgjegjëse edhe pse janë ankuar dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje./tvklan.al