Padyshim që palmat janë të bukura dhe i japin një tjetër pamje qytetit.

Por situata ndryshon kur ato kalben e nisin të bien dhe mund të kthehen në rrezik për objektet që ndodhen pranë, e më keq akoma për jetën e qytetarëve.

Në këtë foto të ardhur në redaksinë e

www.tvklan.al

, në rubrikën “Kallëzo”, një qytetar sjell gjendjen në të cilën ndodhen palmat në qytetin e Vlorës.

Ato janë aq të kalbura sa kanë nisur të pushtojnë rrugët, e çdo gjë që ndodhet pranë.

Në rastin konkret, “viktimë” e këtyre pemevë të kalbëzuara ka rënë një makinë që ishte parkuar në rrugë.

Qytetarët thonë se këto palma ndodhen në këtë gjendje prej një viti dhe se deri më tani askush nuk ka vënë dorë për t’i zëvendësuar. Ata shprehin shqetësimin se këto pemë mund të kthehen në rrezik për jetën e tyre./tvklan.al