Në pikun e sezonit turistik, problemi i plehrave nëpër rrugë vijon të mbetet i pa ndryshuar.

Kjo konstatohet fare lehtë në zonën e Malit të Robit, ku rrugët janë të mbushura me plehra, ndonëse si zonë turistike që tërheq pushues të shumtë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, duhet t’u ofronte atyre kushtet më të mira.

Imazhet më lart, të sjella nga pushuesit në rubrikën “Kallëzo”, në

www.tvklan.al,

 flasin vetë.

Qytetarët shprehen se kjo gjendje vijon prej 10 vitesh dhe plehrat nëpër rrugë vijnë edhe si pasojë e mungesës së koshave.

Pushuesit në këtë zonë e konsiderojnë këtë situatë si të papranueshme, ndërsa thonë se deri më tani janë detyruar të marrin vetë masa.

Fotot në fjalë i përkasin zonës së njohur si Këneta, mbrapa pallateve të Malit të Robit.

/tvklan.al