Mungesa e sinjalistikës është një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në vendin tonë.

Por nuk mungojnë dhe rastet kur drejtuesit e automjeteve, për të shkurtuar distancën “shfrytëzojnë” rrugë të cilat janë me rrezikshmëri të lartë dhe aspak brenda rregullave të qarkullimit.

Qytetarët kanë sjellë në rubrikën “Kallëzo” në

www.tvklan.al

, momentin kur drejtuesit e automjeteve, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë kalojnë nga rruga dytësore në autostradë.

Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e makinave rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve me veprime të tilla./tvklan.al