Kjo është situata e rrugëve në Valiasin e Vjetër, që ndodhet vetëm pak kilometra larg kryeqytetit.

Banorët e kësaj zone ankohen se ndonëse kolektorët për trajtimin e ujërave të zeza kanë dy javë që janë hedhur në rrugë, ende nuk është bërë pastrimi i tyre.

Këto janë pamjet që banorët kanë sjellë në redaksinë e www.tvklan.al në rubrikën “Kallëzo”.

Siç mund të shihet fare lehtë gjendja është skandaloze.

Vetë banorët shprehen se kjo situatë është e papranueshme dhe kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet përkatëse për normalizimin e rrugëve./tvklan.al