Prej 3 muajsh, banorëve të Lundrës në kryeqytet uji i pijshëm u vjen në këtë gjendje. Siç mund të shihet fare lehtë në këto pamje, uji është i pa pastër.

Shqetësimin e tyre banorët e këtij fshati e kanë shprehur në rubrikën ‘Kallëzo”, në

www.tvklan.al

.

Qytetarët shprehen se e kanë denoncuar shumë herë këtë gjendje të ujit që u vjen në rubineta, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Ata thonë se në fatura uji u vjen 80% i pastër, por në të vërtetë siç shihet edhe në video, situata është tërësisht e kundërt./tvklan.al