Kjo është 70 – vjeçarja Mirvete Sadaje, nga fshati Tuçep i rrethit të Dibrës.

Ajo jeton në një banesë të shkatërruar, që dita – ditës rrezikon të shembet plotësisht.

plaka 2

Siç shihet qartë edhe nga pamjet, mjerimi është ‘ulur’ këmbëkryq në këtë ambient, që vetëm banesë nuk mund të quhet.

Ajo jeton e vetme, pasi bashkëshorti i saj nuk jeton më, ndërsa fëmijë nuk ka.

E dënuar nga fati dhe e braktisur nga shteti, Mirvetja përpiqet të mbijetojë… në çdo mënyrë që mundet.

Dhe kjo mund të dallohet fare qartë edhe nga fotot dhe videon e ardhur në redaksinë e

www.tvklan.al

për rubrikën “Kallëzo”, nga një bashkëfshatar i zonjës.

Teksa tregon për gjendjen e mjerueshme të saj, ai i bën apel autoriteteve që t’i vijnë në ndihmë zonjës Mirvete, e cila është lënë në mëshirë të fatit./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/X123xkCWGqc