Tiranë- Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me shkëmbin. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16 e 10 minuta në dalje të tunelit të Elbasanit në zonën pranë Kërrabës.

Bëhet fjalë për një automjet tip benz model A170 me targë AA 705 OH.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e tvklan.al në rubrikën “Kallëzo” një video ku duket automjeti i dëmtuar.

Policia e Rrugore bëri me dije se nga aksidenti ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i mjetit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara  dhe një manovre të gabuar./ tvklan.al