Edhe pse sezoni turistik ka nisur tashmë duket se jo të gjitha plazhet shqiptare janë të përgatitura ashtu siç duhet për të pritur fluksin e turistëve.

3

Në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, është denoncuar nëpërmjet fotove se në plazhin e Spillesë, në Bashkinë e Kavajës nuk ka asnjë kosh mbeturinash.

Për pasojë pushuesit që frekuentojnë këtë zonë turistike janë të detyruara që plehrat t’i hedhin në rrugë.

2

Ashtu siç duket nga fotot në pika të ndryshme të rrugës shikohen grumbullime mbeturinash që pushuesit lënë pas një dite plazhi./tvklan.al