7 abonentë të kompanisë së shpërndarjes së energjisë janë kallëzuar penalisht për vjedhjen e energjisë elektrike.

OSHEE ka arritur të zbulojë një rrjet lidhjesh të jashtëligjshme në Elbasan, ku një grup konsumatorësh e biznesesh kishin bërë lidhur linjën ku furnizoheshin me shtyllën e tensionit që furnizon një pjesë të këtij qyteti.

Gjatë aksionit në qarkun e Elbasanit Operatori i Shpërndarjes së energjisë ka konstatuar raste të dëmtimit të matësit me dashje, apo ndërhyrje në matës për të ulur vlerën e faturës.

Tv Klan