Drejtorit të Përgjithshëm i Autoritetet Portual të Durrësit është kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i lartë i Shtetit, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Nga auditimi kanë rezultuar një sërë shkeljesh që kanë të bëjnë me procesin e shkarkimit dhe depozitimit materialeve dhe makinerive të projektit TAP.

Kështu, sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Porti i Durrësit nuk ka zhvilluar asnjë procedurë konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë stivadore dhe kompania e përzgjedhur është lejuar të ushtrojë veprimtarinë e saj në kushtet e një monopoli, duke mos lejuar shoqëritë e licensuara të ngarkim-shkarkimit (stivadorët), të kryejnë përpunimin e anijeve. 

Po ashtu, shkeljet janë konstatuar në lidhje me marrëveshjen e për vlerësimin e planit të sigurisë dhe likuidimet e bëra ndaj shoqërisë që ka kryer këtë proces.

Referuar ekstraktit të regjistrit tregtar, 75% e aksioneve të kompanisë zotërohen nga aksionerë të huaj të panjohur dhe të pa autorizuar nga organet e ngarkuara me ligj për sigurinë kombëtare.

Po ashtu nga auditimi konstatohet se 3 kompani koncensionare nuk kanë zbatuar detyrimin kontraktor për të investuar në terminalet respektive, të marra me koncesion në një vlerë prej 6.6 miliardë lekësh.

KLSH ka kërkuar që në rast të moskryerjes së investimeve të përcaktuara në marrëveshjet koncensionare, të kryhet pezullimi i menjëhershëm i marrëveshjeve koncesionare, ose në rast të kundërt të zbatohen procedurat ligjore për sanksionet përkatëse.

Në total dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit dhe autoritetit portual nga këti shkelje është 217 milionë lekë.

Tv Klan