Qytetarët e zonës “Mihal Grameno”, në kryeqytet prej 15 vitesh vuajnë nga mungesa e një rrugë të asfaltuar. Edhe pse kanë bërë kërkesa në institucionet përgjegjëse, banorët deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe vazhdojnë të jetojnë në rrugën, e cila është jashtë çdo standardi.

Ata kanë parë si zgjidhje denoncimin në redaksinë e www.tvklan.al tek rubrika “Kallzo”. Sikurse duket edhe në këto foto një pjesë e rrugës “Mihal Grameno  është e mjeruar dhe në atë zonë jetojnë mbi 800 banorë, të cilët prej vitesh janë ankuar por nuk kanë gjetur zgjidhje. Në vitin 2013 banorët i kanë drejtuar një peticion Bashkisë së Tiranës ku kërkonin zgjidhjen e problemit, në përgjigjen e kthyer banorëve iu premtohej se rruga ishte në planin e investimeve 2013- 2015 për tu ndërtuar. Megjithëse jemi në muajn e 12- të të vitit 2016, në rrugë nuk është kryer asnjë punim dhe vijon të mbetet një shqetësim për banorët për të vajtur në shtëpitë e tyre. 

Ndërkohë që rehabilitimi i rrugës pranë “Tregut Elektrik” është bërë, për këtë rrugë (400 m), duket se askujt nuk i ka shkuar ndërmend. Shpresojmë që pas këtij denoncimi autoritetet përgjegjëse të veprojnë sa më shpejt./tvklan/al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”87″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]