Dy fëmijë 10-vjeçarë janë përplasur nga një makinë, para shkollës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi, pranë shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu”.

Automjeti ka përplasur dy nxënësit teksa po kalonin rrugën para shkollës.

Shkak për këtë aksident dyshohet shpejtësia e madhe e mjetit. Dy fëmijët e aksidentuar u dërguan në spital, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia shoqëroi drejtuesin e makinës.

/tvklan.al