Një rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E diela shqiptare” tek Tv Klan u trajtua problemi i pronësisë i familjes Çala. Njëra prej vajzave të familjes, Nikoleta rrëfeu gjithë peripecitë e jetës dhe tani kërkon që të marrë tokën, të cilën vëllezërit nuk ja japin. Ajo thotë se mamanë që e ka mbajtur gjatë gjithë këtyre viteve me vështirësi, nuk ka më mundësi ta mbajë pasi nuk ja di për nder ato që ka kaluar.

Nikoleta ka tre fëmijë dhe është martuar e divorcuar dy herë. Në historinë e tyre të familjes ekziston edhe hasmëria, pasi njëri prej vëllezërve i është vrarë pikërisht për këtë shkak.

Nikoleta:

Unë jam Nikoleta Çala, vij nga fshati Rërës, zona Kutalliajt rrethi Berat. Unë jam divorcuar deri në vitet ’97 dhe jam ndarë për çështje hasmërie. Na vranë vëllanë atëherë dhe burri nuk vinte se kishte frikë të hynte dhe të dilte. Unë kam qenë e sëmurë me regjim shtrati dhe shkoj te prindërit. Dhe kur kam lindur vajzën time i them prindërëve që mos u bëni me ata, të rrinin me mua. Kurse këta më thanë që do na mbash ti. Me një fjalë, nëna me babanë u bë me vëllanë, me Pëllumbin. Se i vogli u tha që do t’u mbaj unë, por nuk i mbajti deri në fund i mbajti sa punuan që ishin mirë me shëndet. Kur u bënë për ilaçe, për gjilpëra, për gjilpëra për shërbim, i la. Atëherë dhe unë ju them që nuk do t’ju mbaj.

Zonja Zenepe:

Jo Nikoleta se djemtë më mbanin mua, po ti s’të vajti fati keq dhe edhe u bëra me ty unë. Djemtë i kisha të mirë unë.

Nikoleta:

Po t’i kishe të mirë nuk të nxirrnin në rrugë. Unë të mora, ju mbajta. Vdiq babai u turrën dhe te tokat. Unë vuajta, pa shtëpi, pa gjë. Vëllai im mori dhe shtëpitë që bëmë bashkë, shtëpi të reja dhe pastaj tha unë nuk ju mbaj. Unë u martova për së dyti se këta u bënë me ata. Punoja te toka, punoja te shtëpia dhe qeshnin me mua. Ajo nuk di, vetëm gomarin me një vesh di.

Eni Çobani: Janë të vërteta këto që thotë vajza?

Zonja Zenepe:

Janë shumë të vërteta, por unë i kam fëmijë e nuk i hedh poshtë. Më vjen zor për fëmijët t’i poshtëroj. Të tëra janë të vërteta.

Eni Çobani: Pse ju sot jeni kundër Nikoletës? E konsideroni atë që ju ka ndarë nga djemtë?

Zonja Zenepe:

Edhe ajo është…

Nikoleta:

Pasi vdes babai, bëhet varrimi e këto dhe direkt filloi sherri i tokës. Unë fillova me të denoncuar në polici.

Eni Çobani: Pse ka lindur ky konflikt, nga shtëpia e përbashkët e babait me vëllain? Dhe ju pas divorcit jeni futur sërish në shtëpinë e babait?

Nikoleta:

Konflikti filloi kur vranë vëllanë, filloi si konflikt i vogël dhe u bë i rëndë. Unë u divorcova. Kam vuajtur shumë me çupar që i kam rritur, dhe me ilaçe.

Eni Çobani: Babai i vajzave, nuk ka pasur asnjë lidhje më me vajzat?

Nikoleta:

Asnjë lidhje, as nuk e njohin fare. Dhe dy herë në spital që kam lindur më kanë parë këta. Vetëm punoja, shtëpi-punë, edhe bukën mezi e haja. Po unë punoja, merrja 3-4 milionë nga viçat në vit. Mbaja nga 100 pula, merrja dhe 50 kokrra vezë në ditë, po nuk do haja 50 kokrra vezë në ditë, do t’i shisja. Nuk shikoja veten time asnjëherë, vetëm kam qenë një skllave.

Zonja Zenepe:

Ne nuk të lamë në rrugë. Ishim prindër ne, nuk e linim në rrugë. Djemtë s’na mbajtën, na hodhën poshtë.

Nikoleta:

Ata nuk na linin të qetë.  

Eni Çobani: Ti pretendon që këtë shtëpi e keni bërë ju me prindërit, vëllezërit nuk kanë asnjë kontribut?

Nikoleta:

Vëllai punoi në Greqi dhe ne në Shqipëri. Ajo shtëpi është bërë bashkë dhe unë nuk do t’i merrja asnjë gjë. I kam thënë gjërat drejt kudo që kam vajtur pa asnjë gënjeshtër. Nuk ka dhënë asnjë lekë, kur jemi ndarë ka dhënë vetëm 4 milionë lekë që kemi bërë dy kuzhina, nuk na dha dhe lekët tona. Ajo vajti 9 milionë lekë, ai na dha 4. Kur motra vajti dhe u martua, edhe unë u martova përsëri dhe linda një vajzë tjetër. Burri i dytë ka qenë në Greqi, tani mund të jetë dhe në Shqipëri nuk di gjë. Iku dhe nuk u kthye më. Unë pa celebrim isha. Unë nuk kam marrë asnjë gjë. Vetëm kam qenë e zonja vet që i kam përballuar të gjitha.

Zonja Zenepe ka pasur shtatë fëmijë dhe sot ka katër për shkak të hamërisë në fis. Njëri prej djemve ju vra për shkak të hasmërisë, djali tjetër nga një sëmundje dhe një vajzë humbi jetën në aksident. Nikoleta sqaroi se hasmëria ka nisur me xhaxhain e saj para shumë vitesh.

Por, tani pas kaq vitesh Nikoleta shprehet se nëna e saj nuk ia di të gjithë mundin që ajo ka hequr dhe mendjen e ka akoma tek djemtë që sipas saj e lanë në rrugë.

Nikoleta:

Deri tani mamaja ka qëndruar me mua, por unë nuk mundem që ta mbaj më. Mamaja të bëhet me djemtë.

Stafi i emisionit komunikuan në një lidhje telefonike me Pëllumbin, vëllain e Nikoletës dhe djalin e zonjës Zenepe, por ai nuk preferoi të fliste.

Zonja Zenepe:

Turpëron nënën këtu ai? Ça të them unë, duhet të dali të flasi.

Nikoleta:

Po ai po të donte nuk të linte në mes të katër rrugëve, më ndante mua veç dhe ty të mbante nuk të hidhte poshtë. Nuk vinte të vidhte në shtëpi. Më vodhën 460 mijë lekë të vjetra dhe dokumentet. I denoncoj në polici në orën 02:00 të natës. Policia vjen në orën 08:00 të mëngjesit, Nesim Hasani, ai ishte i plotfuqishmi i zonës. Policia më thoshte mua do të lidh duart dhe do të marr zvarrë. U tremb nëna dhe çupa. Erdhi për të bërë terror apo të na zgjidhur neve një problem. Policia vjen në orën 12:00 prapë dhe shkruajnë çfarë të duan, jo çfarë i themi ne. Kur u them kap hapur gjyq te Eni Çobani, bie në qetësi dhe unë shpëtoj për momentin. Dhe nuk kthehet e gjithë toka, por gjysma. Nuk e di se si e kam mendjen në vend. Tani kanë filluar nxjerrin fjalë edhe me vajzat e mia, që edhe ato mos t’i martojë njeri. Këtë histori nuk ma zgjidh njeri, kërkoj mbrojtje vetëm nga shteti. Po më ndihmuat ju që unë të zgjidh tokat, do ta mbaj edhe nënën nuk e hedh poshtë se është nëna ime.

Eni Çobani: Unë ju garantoj vetëm për një gjë, që toka sa ju takon do ta merrni të gjithën sa ju takon dhe pjesën tjetër që bashkëpronar janë vëllai juaj dhe fëmijët, sigurisht dhe ata do marrin pjesën që u takon. Zonja Zenepe, shikoje Nikoletën, e ke vajzën e jetës.

Eni Çobani garantoi Nikoletën se në studion e saj ligjore do të mbledhë së shpejti të gjithë anëtarët e familjes Çala për të diskutuar për të drejtën e pronësisë së gjithsecilit dhe për t’i dhënë zgjidhje juridike kësaj çështje. 

/tvklan.al