Një mbrëmje në shkurt, një shqiptar hyn në metro në qendrën “Barclays” në Brooklyn dhe arrestohet nga policia pasi përdori një MetroCard studenti me ulje, që rezultoi e vajzës së tij.

Blerim Skoro, qytetar i Kosovës tani ndodhet në burg, dhe mund të përballet me depërtimin. 

“Unë kam punuar për qeverinë e SHBA-ve”

, i tha ai një oficeri të Shteteve të Bashkuara në maj, duke shpjeguar jetën e tij dhe faktin se pse kishte frikë të kthehej në Kosovë.

“Jam trajnuar për Uashingtonin, unë kam qenë një spiun”

. Një vendas i jugosllavisë së vjetër, Blerim Skoro, 45 vjeç u dënua me akuza të federalëve për drogë, por ai ka filluar të bashkëpunojë me Prokurorët, pavarësisht se u deklarua fajtor me dënimin shtatë vite burg.

Pas 11 shtatorit 2001, ai ka thënë nën betim se u bë informator i burgut për “Byronë Federale të Hetimeve”, FBI, duke siguruar informacione për lidhje terroriste tek të burgosurit.

Pas përfundimit të dënimit ai tha se është depërtuar në vitin 2007, por kishte vazhduar të punojë për Qeverinë amerikane jashtë shtetit. Ai thotë se ka paraqitur një operativ të gatshëm mbi informacione të anëtarëve të Al Qaeda në Ballkan, duke ia dërguar “Agjensisë Qendrore të Zbulimit”.

blerim skuro

Sipas tij , lidhjet e CIA-s më të u prenë në vitin 2010, ku u kthye përfundimisht në SHBA përmes Kanadasë në mënyrë të paligjshme.

Ai ka pretenduar se me ndihmën e një avokati u takua veçmas me FBI-në, zyrtarë të “Anti-terrorizmit” dhe “Departamentin e Policisë së New Yorkut”, duke u përpjekur për të ofruar ndihmë si klandestin, në luftën kundër Shtetit Islamik.

Skoro, një mysliman praktikues, ka thënë se të tjerët, të besimit të tij duhet të jenë të gatshëm për të ndihmuar në mënyrë të fshehtë në luftën kundër ISIS.

Por, ai sugjeroi se paraburgimi i tij do të dërgonte mesazhin e kundërt.

Myslimanët, tha ai, do të pyesin:

“Si mund t’i besojmë qeverisë sonë, kur ju jeni duke  futur spiunët në burg”.

Skoro hyri në Shtetet e Bashkuara në vitin 1994. Në vitin 2000 u bë shkas rasti i kapjes  duke importuar drogë, që çoi në bashkëpunimin e tij me qeverinë.

Ai ka transportuar të paktën 14 kilogramë heroinë dhe kokainë dhe pastër me vlerën rreth 670 mijë dollarë, ka thënë Gjyqtari në dënimin e tij .

Ai është trajnuar në një shtëpi të sigurt në Maqedoni, dhe sipas tij mori detyra të ndryshme në Pakistan, Ballkan, Siri dhe vende të tjera, duke u paraqitur si një xhihadist i cili kishte bërë burg për shkak të radikalizimit.

“Askush nuk ka qenë dyshues për mua”,

tha ai.

“Unë kam qenë kokëfortë.”

Në Egjipt, Blerim Skoro thotë se nën betimin e tij, ai u miqësua me Betim Kaziu, një njeri i cili më vonë i tregoi planet për të sulmuar trupat e Shteteve të Bashkuara të vendosur në Kosovë, dhe kishte regjistruar edhe një video.

Blerim Skoro tha se e kishte kaluar informacionin tek C.I.A dhe Kaziu u arrestua më vonë, gjykuar dhe dënuar në Brooklyn me 27 vjet. Në vitin 2010, thotë Skoro, ai u qëllua dhe u plagos rrugës për në C.I.A, ku po sillte informacione për Maqedoninë. Megjithatë agjencia përfundoi marrëdhënien, duke e paguar shqiptarin me rreth  35 mijë dollarë./

tvklan.al