Shumë burra pëlqejnë të shoqërohen me vajza bukuroshe dhe nxjerrin justifikime kur u afrohet ndonjë që nuk e mban veten dhe nuk i duket në nivelin e tyre.

Rasti më konkret është dëshmuar nga një eksperiment social i postuar në YouTube ku tregohet një vajzë simpatike e veshur si kameriere që i kërkon për të dalë një klientit të saj.

Ajo mundohet ta joshë atë por mesa duket pamja e saj e zhgënjen klientin duke i nxjerrë justifikimin se duhet të shkojë në spital të takojë mamanë e tij të sëmurë.

Vajza futet brenda në dyqan dhe zhvishet e kur del jashtë e lë atë “gojëhapur”.

Ai mbetet pafjalë kur e shikon, por ajo për t’i bërë gjërat edhe më interesante i ulet në tavolinë dhe  e fton për të dalë.

Ai pranon menjëherë por vajza ngrihet dhe duke ia kthyer se nuk del me gënjeshtarë./tvklan.al