Në kuadër të luftës kundër informalitetit, inspektorët e tatimeve gjobitën një sërë biznesesh, mes të cilëve një fast food në rrugën “Gjergji Legisi”.

Pronari Bujar Hoxha tregon se mori 50 mijë lekë të reja gjobë se nuk kishte shënuar një gotë raki në faturë.

Pas disa ditësh gjoba përsëritet me të njejtin pretendim, që sipas Hoxhës është krejtësisht i pavërtetë.

Pas dy gjobave, tatimorët bllokojnë subjektin. Bujari thotë se ka paguar dy gjobat, por askush nuk po ia zhbllokon aktivitetin, edhe pse aty ka produkte ushqimore që kanë zënë krimba.

I kontaktuar në telefon nga gazetarja e emisionit “STOP”, drejtori i shërbimeve, Artur Papajani thotë se do t’i përgjigjen së shpejti qytetarit.

Më datë 1 Tetor grupe me inspektorë të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës nisën në terren aksionin për të kontrolluar të gjithë bizneset.

Kjo është faza e 3-të e aksionit anti-informalitet e cila do të zgjasë 1 vit dhe do të synojë zhdukjen e evazionit fiskal, duke nisur me inspektimin e bilanceve të biznesit, inventarët e tyre, xhiron dhe kuponin tatimor.

Më datë 11 Tetor, inspektorët e tatimeve shkuan në një fast  food në rrugën “Gjergj Legisi” dhe i vendosën një gjobë me shumën prej 50 mijë lekësh të reja sepse nuk ishte prerë kuponi tatimor për një gotë raki. Më datë 27 Tetor u rikthyen sërish për të vendosur të njëjtën gjobë, pra me të njëjtin pretendim dhe shumë dhe bllokuan subjektin.

“Quhem Bujar Hoxha. Kam 4 vjet që kam hapur fast food dhe kam qenë i rregullt me licencë, me të gjitha taksat. Më vijnë më datë 11 Tetor, më bëjnë kontroll dhe më thonë që nuk kam prerë një kupon tatimor rakie, kur në fakt ishte i prerë”.

Pronari – A keni bileta (kupon tatimor) këtu, a jo? Më thoni!

Klienti 1 –

I kemi biletat, të gjitha!

Pronari – Keni qenë pa bileta (kupon tatimor)?

Klienti 2 –

Jo!

Pronari – Bukur! Zotëri, ke patur biletë në dorë? Të lutem, më thuaj ke patur biletë në dorë këtu apo jo?

Klienti 3 –

Po, po!

“Më thonë nuk ka problem, këto gjoba nuk paguhen, do bësh një ankimim. Sa më erdhën letrat për ankimim, më erdhën prapë. I kisha prerë të tëra kuponat dhe prapë 500 mijë lekë gjobë!”, –

shprehet i revoltuar pronari i subjektit.

Më datë 27 Tetor, kur u rikthyen inspektorët e tatimeve, ai vendosi kamerën e fshehtë për ta denoncuar rastin me zë dhe figurë.

Pronari – Keni ardhur me një qëllim: Të vini gjobë!

Inspektori –

Me asnjë lloj qëllimi.

Pronari – Ma thuaj arsyen!

Inspektori –

Mos me dorë!

Pronari – Ma thuaj arsyen! Kush ju ka dërguar? Ma thuaj kush ju ka dërguar, zotëri!

Inspektori

Atëherë, po e tepron.

Pronari – Kush ju ka dërguar? Më thatë: Jemi të detyruar. Kush … dhe kë keni gjetur pa bileta (kupon tatimor)? Na e nxirrni!

Inspektori –

Po ik o, na lër të bëjmë punën!

Pronari – Ke të drejtë të më thuash atë …

Inspektori –

Ik se ke një orë e gjysmë që nuk po na lë!

Pronari – A është në gjendje të më thotë atë që pa?

Inspektori –

Nuk po na lë të bëjmë punën. Nuk e di më është në gjendje apo jo!

Pronari – Kaq! Këtë po të pyes!

Inspektori –

Shko në Gjykatë dhe ankohu!

Bujar Hoxha tregon se i pagoi të dyja gjobat më datë 30 Tetor dhe u kërkoi që të hapet subjekti sa më parë që ta pastrojnë sepse ishin prishur ushqimet.

Gazetarja e emisionit “STOP” komunikon me drejtorin e shërbimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Artur Papajanin, i cili thotë se pronari mund ta marrë mallin që mund t’i prishet nga subjekti, por sipas ligjit, duhet të qëndrojë i bllokuar për 30 ditë.

Drejtori  i shërbimeve –

Po, ligji e ka … procedon neni 122, që në rast se i vihet një gjobë për kasën për herë të dytë, për 30 ditë mbyllet aktiviteti. Është … bllokohet si me thënë. Nuk ka afat tolerance të ndërmjetme, pavarësisht se është paguar gjoba. Në rast se ai do të marri mallin që i prishet, që ta heqi nga dyqani, patjetër që do ta heqi. T’i bëjë kërkesë atyre të tatimeve, kush e ka bllokuar nga këto dhe në prezencën e njerëzve të kontrollit që janë, le të marru të gjithë mallin që prishet. Nuk diskutohet ajo. Ne marrim rrogën për t’i shërbyer atyre, nuk diskutohet fare.

/

tvklan.al