Këto pamje të siguruara nga në një kamer të fshehtë të emisionit investigativ  “Stop”, që transmetohet në TV klan, tregon situatën kaotike një ditë pasi 7 mjekë të Urgjencës u dorëhoqën si pasojë e mbingarkesës dhe kushteve të papershtatshme të punës.

Pacientë të shtrirë në krevate në mes të korridorit, apo në rastin më të keq në stol, pasi nuk kanë ku të marrin ndihmë mjekësore është ajo që shihet në kamerën e fshehtë të emisionit invetsigativ “Stop”.

Mjekët e Urgjencës që ndodhen në shërbim, në debat më qytetarët që kanë çuar të afërmit e tyre për ndihmë mjekësorë, shprehën se nuk ka vend për të shtruar pacientët.

Edhe gjatë ditës së sotme brenda dhe jashtë dyerve të Urgjencës ka me dhjetëra pacientë dhe familjarë që tregojnë se fluksi, është i madh e ndonjëherë nuk mund të marrin shërbim me ditë të tëra.

Kamerat nuk lejohen të filmojnë brenda shërbimit të Urgjencës, e po ashtu edhe mjekët janë urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë që te mos prononcohen. Për pasojë mjekët që kanë firmosur shkresën për dorëheqje nuk kanë reaguar nëse i qëndrojnë apo jo këtij vendimi.

Por në mbështetje te tyre kanë dalë kolegët, të cilët pohojnë se fluksi në shërbimin e Urgjencës, dhe ngarkesa në shërbime si kardiologjia, shpesh i detyron ata të mbajnë në pavijonet e tyre paciente me diagnoza të ndryshme.

Një ditë më parë në shërbimin e urgjencës, ishin hapur 70 kartela për shtrim në kardiologji, në një kohë kur ky shërbim numëron vetëm 60 shtretër në total.

Tv Klan