Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e katër policëve të pikës kufitare të Qafë-Thanës, në lidhje me 8 tonët e kanabisit sekuestruar në Ankona.

Sipas grupit hetimor një nga policët shihet në kamerat e sigurisë së doganës së Qafë-Thanës duke hyrë në kamionin që trasportonte drogën.

Në bazë të filmimit ai shihet duke  marrë ose duke lënë diçka. Ndërkohë, që shoferi maqedonas i arrestuar në Itali shihet duke komunikuar me shpesh me katër policët e prangosur.

Por, pavarësisht këtyre provave të arrestuarit ditën e hënë para gjykatës së krimeve të rënda mohuan akuzat. Sipas tyre kontrolli i mjetit duhej të kryhej nga punonjësit e doganës. Përsa i përket sistemit TIMS policët mësohet të kenë deklaruar se në datë 4 shkurt kur kamioni ka kaluar në Qafë-Thanë nuk punonte.

Tv Klan