Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane duke transportuar me kamion një sasi droge.

Ai është kapur në Valdichiana në autostradën A/1. Patrullat e policisë e ndaluan atë për një kontroll dhe zbuluan se ai kishte vetëm dy ditë që kishte mbërritur në Itali. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk ju përgjigj oficerëve përse nuk kishte biletë të udhëtimit dhe u shfaq i shqetësuar.

Gjithashtu, kamioni ishte bosh dhe 30-vjeçari nuk tregoi as vendin nga ishte nisur dhe as destinacionin. Policët dyshuan dhe kontrolluan mjetin. Në pjesën e pasme, hapësira dukej shumë e vogël se sa dukej nga jashtë.

Oficerët e policisë zbuluan se kamioni ishte modifikuar dhe kishte një ndarje të fshehtë. Aty ishin fshehur 18 pako me 38 kg marijuanë. Sipas policisë italiane, shqiptari do të përfitonte 40 mijë euro nëse droga do të shitej me pakicë.

/tvklan.al