Përplasja e një kamioni me një Benz sa nuk shkaktoi tragjedi në fshatin Aliko të Vlorës.

Një punëtor i Drejtorisë së Rrugëve përfundoi në gjendje të rëndë për jetën, kurse pronari i një kioske, e cila u shkatërrua e gjitha vrapoi i tmerruar nëpër ara.

Përplasja e këtyre dy mjeteve bllokoi edhe trafikun për afro dy orë.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet që kamioni me rimorko ishte me shpejtësi të lartë. Megjithatë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. /ABC News