22 ekipe me 264 sportistë nga i gjithë vendi u angazhuan këtë fundjavë në Kampionatin e 22 Kombëtar të Taekwondo.

Sportistë nga të gjitha moshat u përballën në arenën e pallatit të sportit “Asllan Rusi” nga ku u shpallën shumë kampionë.

Një prej tyre është edhe Leonard Kollçaku i kategorisë Para te Rinj i peshës 65kg, i cili bashkë me shokun e tij të ekipit Anri Kotte të peshës 53kg i dhanë klubit të tyre “Qendra Taekwondo” vendin e parë të këtë kompeticion.

Në kategorinë e para të rinjve janë disa sportistë që shihen si e ardhmja e këtij sporti në Shqipëri

Kampionati u përshëndet edhe nga një ekip korean Taekwondo.

Tv Klan