Arena ndërkombëtare është krejtësisht ndryshe nga kampionati vendas. Këtë e kuptoi fare mirë kampionia e Anglisë, Leicester, që u turpërua nga kampionët francezë të Paris Saint-Germain.

Skuadra e trajnerit Klaudio Ranieri, që shkaktoi një nga të papriturat më të mëdha të futbollit duke fituar Premier Ligën, nuk përballoi dot përvojën dhe klasin e lartë të francezëve, duke pësuar 4 gola, e duke mos shënuar asnjë.

Sulmuesi Edinson Kavani shënoi golin e parë me penallti në takimin e vlefshëm për turneun veror “International Champions Cup”, ndërsa Zhonatan Ikone realizoi të dytin në pjesën e parë.

Pas pushimit, parizienët vazhduan spektaklin dhe tundën rrjetën me anë të Lukas Mourës dhe të riut premtues Eduar. Ndeshja e radhës e Leicester do të jetë ndaj një tjetër kampioneje, asaj të Spanjës, ndaj Barcelonës. /TV KLAN