Policia nisi një aksion të madh antikanbis të shtrirë në tre qarqe të vendit, të njohura si zonat më problematike për mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.

Në operacionin ku janë përfshirë rreth 300 efektivë, përfshi edhe forca të ndërhyrjes së shpejtë, deri tani janë sekuestruar mbi 1.2 ton marijuanë dhe mbi 7 mijë e 650 rrënjë kanabis, një pjesë e mirë e tharë.

Në Vlorë u sekustruan 41 kilogramë hashash dhe u vu në pranga Ferdinand Mile, 47 vjeç, i cili është pronar i një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë. Gjatë kontrollit të ushtruar në katin e parë të pallatit është gjetur droga në thasë sintetikë, e gatshme për t’u shitur.

Në fshtarat Kallarak dhe Mesaplik u gjetën mbi 4650 rrënjë kanabis dhe 4 kilogramë marijuanë. Policia arrestoi Besmir Spahon, 30 vjeç, banues në Vlorë dhe Erald Gjonbratin 31 vjeç, ndërsa procedoi në gjendje të lirë dy persona.

Në Tepelenë në tre operacione u sekustruan 690 kilogramë kanabis. Një sasi prej 210 kilogramësh u gjet në një banesë të braktisur afër vendit të quajtur minierat e Gusmarit. Në pranga ra 34-vjeçari Astrit Slmani nga qyteti i Sarandës. Nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, u konstatuan bimë narkotike në proces tharje. Nga kontrolli i ushtruar në dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike. Në fshatin Matohasanaj u arrestua në flagrancë  Adhurim Harizi, pasi në një stallë u gjetën 110 kilogramë drogë. Në fshatin Zhapokikë, Memaliaj u gjetën 60 kilogram drogë dhe u sekuestruan dy armë, dy vëllezër u shpallën në kërkim.

Në Piskovë të Përmetit policia gjeti 400 kg kanabis në një kapanon me llamarina të përshtatur për tharje.

Në Krujë u gjetën ambiente të përshtatura për tharjen e kanabisit. Në fshatin Kamares, blutë sekuestruan në total 85 kilogram kanabis, 1100  bimë në proces tharje dhe 1900 të tjera të kultivuara. U arrestua Edrin Sulaj, një 17-vjeçar u procedua në gjendje të lire dhe një person tjetër u shpall në kërkim.

20:30-  Shkodër

Vijojnë operacionet antikanabis.

Në Shkodër janë sekuestruar rreth 50 kg kanabis, 250 bimë në proçes tharje dhe 2 armë zjarri automatike, si dhe janë shpallur në kërkim 3 të dyshuar.

Gjithashtu po gjatë paradites në një tjetër operacion u sekuestruan 42 kg kanabis sativa. Gjithësej në dy operacione u sekuestruan 92 kg lëndë narkotike.

Në njësinë Administrative Pult, Shkodër është zhvilluar operacioni i radhës antikanabis.

Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e P.Sh. 47 vjeç, L.Sh. 51 vjeç, A.Sh. 34 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrolle. Në banesën e  P.Sh dhe L.Sh u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

-rreth 39 kg kanabis sativa

-250 bimë në proçes tharje  të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

-një automatik mod. 56 me krëhër me 30 fishekë.

Në banesën e A.Sh. u gjet ambient i përshtatshëm dhe një numër i konsiderueshëm bimësh në proçes tharje të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu në një banesë të braktisur në fshatin Boks, Plan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 11 kg lëndë e dyshuar narkotike ,një automatik mod.56 me krëhër me 2 fishekë.

https://www.youtube.com//embed/y6RE2O7_HhM

15:30-Policia e Shtetit thotë se ka nisur një operacion masiv anti-kanabis. Sipas njoftimit zyrtar, 300 forca policore janë të angazhuara në disa qarqe.

Operacione janë duke u zhvilluar në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër e Durrës. Efektivët janë dërguar në zonat më problematike në mbjelljen e kanabisit, zonat e Dukagjinit, Lumit të Vlorës, Kurvelesh e Memaliaj.

Mat

Operacioni antikanabis vijon edhe në Mat. 310 bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar, si dhe janë shoqëruar në polici dy persona.

Në Njësinë Administrative Derjan, në territorin e fshatit Lami i Madh, forcat policore kanë ushtruar kontroll në një parcelë të hapur rishtas, ku kanë gjetur të kultivuara 310 bimët narkotike.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Dy personat e shoqëruar do të pyetën në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Përmet

Në sajë të operacionit antikanabis, policia ka sekuestruar në Përmet rreth 400 kg kanabis sativa, në proces tharje.

Kjo lëndë narkotike u gjet nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Odriçan”, në një kapanon të përshtatur me llamarina .

Për shkak të terrenit të thyer, autorët kanë mundur të largohen. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Tepelenë dhe Memaliaj

-Në qarkun Gjirokastër vijojnë operacionet antikanabis. Nga ky operacion janë sekuestruar 170 kg lëndë narkotike, si dhe dy armë zjarri.

Në pranga ka rënë Adhurim Harizi, 35 vjeç, banues në Matohasanaj, Tepelenë, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezërit E.H dhe R.H.

35-vjeçari u kap në në flagrancë në një stallë në fshatin Matohasanaj, ku nga kontrolli i ushtruar u gjetën 50 kg kanabis e përpunuar dhe rreth 60 kg në proces tharje.

Gjithashtu në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, në pjesën malore të fshatit, u gjetën 6 thasë me kanabis me peshë 60 kg, si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10.

https://www.youtube.com//embed/sKhHnMryGx4

Vlorë

– Në vijim të operacioneve antikanabis, policia ka asgjësuar 4650 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kallarat, policia ka konstatuar një kasolle, ku nga kontrolli i ushtruar në të, janë gjetur rreth 100 bimë të thara brenda dhe rreth 200 bimë të tjera të mbjella jashtë saj.

Policia ka kapur në flagrancë brenda kasolles 2 persona, si autorë të dyshuar në lidhje me posedimin dhe kultivimin e këtyre bimëve narkotike:Besmir Spaho, 30 vjeç dhe Erald Gjonbrati, 31 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Mesaplik, policia ka konstatuar tre kasolle, brenda të cilave janë gjetur rreth 2500 bimë narkotike të thara, 250 bimë të mbjella përreth tyre, si dhe ka sekuestruar një thes me 3 kg kanabis, në formë boçesh.

Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë K.Ll., 64 vjeç, për “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Dukat të Vlorës, policia ka asgjësuar rreth 1600 rrënjë bimë narkotike të mbjella në një parcelë pranë vendit të quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, për të cilat po punohet për kapjen e kultivuesve të tyre.

-Më herët në Vlorë, gjatë operacionit të koduar “Smile”, efektivët kanë ushtruar kontrolle në fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik.

Një 47-vjeçar është arrestuar, pasi në pallatin e tij janë gjetur 41 kg kanabis. Fredinant Mile, 47 vjeç, është kapur në shtëpinë e tij, në lagjen “Ujë i ftohtë” të Vlorës.

Gjirokastër

-Në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh, në një objekt të braktisur u kap në flagrancë 34-vjeçari, Astrit Selmani. Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg kanabis, i përpunuar dhe 180 kg kanabis në proces tharje.

-Gjithashtu nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje. Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg kanabis në proces tharje si dhe bimë të kultivuara. Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Durrës

– Në fshatin Kameras të Krujës, policia ka gjetur bimë kanabis dhe ambiente që shërbenin për tharjen e tyre. Në brendësi të këtyre ambienteve u gjetën bimë narkotike të thara, në proçes tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.

Janë arrestuar në flagrancë: Edrin Sulaj, 22 vjeç dhe një 17-vjeçar. Ndërkohë është shpallur në kërkim B.K. Në shtëpinë e këtij të fundit janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambiente të përshtatura për tharjen e tyre.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 103 pako me mbështjellëse plastike me kanabis të thatë, me peshë rreth 85 kg; 1 100 bimë kanabis në proces tharje; 800 bimë kanabis të mbjella.

-Gjithashtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj, po të Krujës, janë konstatuar 4 ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: degëza me boçe të pastruara nga gjethet, si dhe 1 100 bimë kanabis./tvklan.al

Lajmi në përditësim…