A-Jolie

Angelina Jolie pushtoi faqet e para të mediave ndërkombëtare në Maj të 2013 – ës, kur deklaroi se kishte hequr të dy gjinjtë për të parandaluar zhvillimin e kancerit.

Ajo e mori këtë vendim radikal, pasi zbuloi se kishte 89 përqind shanse për t’u prekur nga kanceri i gjirit, 8 herë më shumë sesa mesatarja e femrave.

Për shkak të geneve, Jolie zbuloi gjithashtu se kishte rrezik të zhvillimit të kaceri në vezore, duke iu nënshtruar kështu një tjetër ndërhyrje për heqjen e tyre, si dhe heqjes së gypave të fallopit.

Bërja publike e këtyre ngjarjeve të rëndësishme në jetën e aktores hollivudiane mbi operacionet e kryera mendohet të jetë dhe arsyeja kryesore e rritjes së numrit të femrave që kryejnë ndërhyrje për heqjen e gjirit.

Në një artikull të “Daily Mail”, që sjell të dhënat e Qendrës Për Parandalimin e Kancerit “Genesis”, në Britani, rezulton se rastet e konsultave dhe testeve janë dyshifuar dhe shumë femra po zgjedhin që të heqin gjinjtë për të parandaluar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetën e tyre.

Të dhënat tregojnë se vetëm në një klinikë ne Manchester, në 18 muaj (deri në Janar të 2014 – ës), janë kryer 83 mastektomi të dyfishta, gati trefishi në raport me një vit më parë.

Shumë prej këtyre femrave kishin të njëjtat gene si Jolie dhe mjekët e qendrës “Genesis”, besojnë ky ndërgjegjësim vjen falë “efektit Angelina”.

Edhe artistë të tjerë si Kylie Minogue dhe Jade Goody kanë folur për këtë temë, por rrëfimi i Angelina Jolie mendohet të jetë më efektivi dhe më jetëgjati.

Mjekët e qëndrës në Manchester shprehen se imazhi i saj magjepsës dhe martesa me Brad Pitt mund të jenë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar tek frika e pacientëve rreth operacionit dhe efektit në seksualitetin e tyre. /tvklan.al