Kombëtarja mund të ketë dy afrime për ndeshjet e radhës.

Ivan Balliu dhe Hysen Memolla janë kandidatët për t’u bërë kuqezi. Balliu i lindur në Spanjë sapo ka marrë nënshtetësinë shqiptare dhe flitet se do të afrohet te Shqipëria.

Mbrojtësi 25-vjeçar aktivizohet me Metz në kampionatin francez, por ka një të kaluar te Barcelona me ekipin e të rinjve dhe skuadrën B. Një afrim pritet të jetë edhe Hysen Memolla.

 Mediat kroate kanë shkruar vazhdimisht që mbrojtësi i Hajduk Split do të veshë fanellën e përfaqësueses shqiptare. Christian Panucci pas emërimit në krye të Kombëtares nisi një tur për të parë nga afër lojtarët.

Pritet të shikohet nëse Panucci do të thërrasë Taulant Xhakën, i cili u përfol se nuk e kishte takuar trajnerin kur ai shkoi në Bazel. Ai do të publikojë listën për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë më 28 gusht./Tv Klan