Giancarlo Camolese është një nga kandidatët për të drejtuar Kombëtaren, pas largimit të Gianni De Biasit.

Takimi me ish-trajnerin e Torinos është realizuar sipas Sky Sport, por nuk ka detaje.

Vetë trajneri i pyetur nga Televizioni Klan nuk ka pranuar të bëjë komente. Ekipi i fundit i 56-vjeçarit ishte Chiaso në Zvicër. Një tjetër trajner i kontaktuar nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit mësohet se ka qenë Massimo Piscedda, i cili drejton Italinë B, që përbëhet nga lojtarë të Serie B.

Burimet thanë se 55-vjeçari nuk ka pranuar të punojë me Shqipërinë, pas ofertës së bërë. Duket se Federata Shqiptare e Futbollit, po synon të kontaktojë sa më shumë kandidatë për të vendosur për pasardhësin e Gianni De Biasi i larguar pas 5 vitesh e gjysmë nga roli i trajnerit të Kombëtares.

/Tv Klan