Një kandidat për deputet i një force politike ka bërë ditën e sotme një kallëzim në polici.

Ai ka deklaruar se sot rreth orës 12:00, në Qendrën e Votimit 4619 pranë spitalit, Delvinë, ka parë një shtetase e cila ka hedhur në tokë jashtë qendrës së votimit 2 fletë të ngjashme si fletët e votimit dhe pretendon se ato janë imituese ose të falsifikuara.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e fletëve të konstatuara (2 copë), të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e saktë të tyre.

Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe sqarimin e këtij rasti./tvklan.al